Next generation formula Aptamil pronutra® advance

Pyetjet më të shpeshta

Pyetje të përgjithshme

  1. Çfarë ka ndryshuar?

    Të dyja bashkë, përbërja dhe paketimi i Aptamilit kanë ndryshuar.
    Këkesat në lidhje me përberjen janë përshtatur sipas rregullave të reja të BE dhe gjithashtu sipas të dhënave më të fundit shkencore. Tashme DHA është një përbërës detyrimisht i pranishëm në te gjitha formulat foshnjore, në të cilat janë përshtatur edhe sasitë e mineraleve dhe të vitaminave. Gjithashtu edhe paketimi ka ndryshuar, duke e bërë më të lehtë dallimin midis formulave për qëllime specifike mjeķësore, formulës foshnjore dhe formulës së vazhdimit. Në këtë mënyre edhe gjetja e tyre në rafte është më e lehtë.

  2. Cili është avantazhi i bebit tim,krahasuar me formulën e mëparshme?

    Krahasuar me formulën e mëparshme, përdorimi i këtij proçesi unik “Pronutra Advance” përfshin njohuritë dhe zbulimet tona të fundit bazuar në më shumë se 40 vjet kërkime të frymëzuara nga qumështi i gjirit. Gjithashtu kjo formulë ka ndryshime të niveleve te LCP, DHA, AA dhe ndryshime të përbërjes së vitaminave dhe mineraleve, ashtu siç kërkohet nga Rregullorja e re Europiane. Ajo përmban gjithashtu HMO 3’-GL i cili është prodhuar gjatë këtij proçesi.

  3. Çfarë do të thotë formulë e gjeneratës së ardhshme/Pronutra Advance?

    Me formulën e gjeneratës së ardhshme, nënkuptojmë që vazhdimisht jemi duke kërkuar mënyra për të zhvilluar më tej formulat tona. Në të vërtetë, për 40 vjet, kemi qënë pionierë të kërkimeve, frymëzuar nga qumështi i gjirit, për të kuptuar se si ky i fundit mbështet sistemin imunitar të foshnjës suaj. Kjo na ka mundësuar të zhvillojmë qumështin e përmirësuar Aptamil të gjeneratës së re. Është formula e vetme me Pronutra -Advance që ndërthur kombinimin tonë unik të lëndëve ushqyese me një proces të përparuar. Ai është përshtatur posaçërisht për të mbështetur sistemin imunitar të foshnjës tuaj falë vitaminave C dhe D. Tashmë, Pronutra përmban dhe HMO (3GL).

  4. Cilat produkte përmbajnë Pronutra ADVANCE?

    Aptamil 1, 2, 3, 4, gjithashtu dhe Aptamil AR përmban Pronutra Advance

  5. Cfarë do të thotë 40 vjet kërkim i frymëzuar nga qumështi i gjirit?

    Për më shumë se 40 vjet, ne kemi qenë pionierë të kërkimeve, të frymëzuar nga qumështi i gjirit. Ekipi ynë me më shumë se 500 ekspertë dhe shkencëtarë kanë studiuar cilësitë dhe përbërjen e qumështit të gjirit, dhe kanë udhëhequr kërkime mbi sistemin imunitar. Nutricia ka qëndra kërkimore të dedikuara në Hollandë (Utrecht) dhe Singapor me ekspertë në fushat e:
    • Kërkimit të ushqyerjes me gji;
    • Fiziologjisë së rritjes dhe zhvillimit;
    • Sistemit imunitar;
    • Shëndetit të zorrëve;
    • Shkencat e ushqyerjes dhe të shqisave;
    • Zhvillimit të produktit, proceseve eknologjike dhe paketimit.

  6. Si ndryshon Pronutra ADVANCE nga markat e tjera në treg?

    Pronutra ADVANCE është formula e parë dhe e vetme në treg, e cila është rezultat i kombinimit të përzierjes sonë unike të elementeve ushqyes me një proces të avancuar. Ajo përmban HMO (3GL) që gjendet natyrshëm në qumështin e gjirit. Formula është e patentuar dhe ekskluzive për markën Aptamil. Është rezultat i 40 viteve studimi pioner, frymëzuar nga qumështi i gjirit dhe krijuar nga ekipi ynë i ekspertëve dhe shkencëtarëve.

  7. Pse Aptamil 1 ka një deklarim të dhënash të ndryshëm në krahasim me Aptamil 2/3 ..?

    Ne mbështesim plotësisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë në misionin e saj për të promovuar dhe mbrojtur ushqyerjen me gji gjatë dy viteve të para të jetës (pas 6 muajsh ushqyerja e kombinuar nëse këshillohet nga nje profesionist i kujdesit shëndetësor). Për t'iu përgjigjur plotësisht misionit të OBSH-së, ne ndjekim ligjet dhe rregulloret europiane e ndërkombëtare të publikuara më së fundmi,për etiketimin e produkteve tona. Kjo do ndryshoje mënyrën e komunikimit dhe kërkesën për Aptamil 1, 2 dhe 3. Aptamil 1 është krijuar si një burim i vetëm ushqimi për bebet që nga lindja e në vazhdimesi në rastet kur foshnja juaj nuk po ushqehet me gji, ose nëse jeni duke kombinuar gjirin me formulën.

  8. Cfarë do të thotë HMO?

    HMO nënkupton oligosakaridet e qumështit njerëzor. Këto janë karbohidrate (fibra) të cilat kanë një strukturore identike me ato që gjenden në qumështin e gjirit.

  9. Cili është procesi unik i përmendur në pjesën e përparme të pakos?

    Procesi unik që përdoret për këtë formulë është procesi i fermentimit.Ky është një proces i veçantë i cili përdor baktere të zgjedhura të acidit laktik për të prodhuar produkte ushqimore. Fermentimi i qumështit është një proces natyror dhe tradicional, i përdorur për vite me radhë, i njohur gjithashtu për përfitimet e tij specifike. Kosi dhe gjalpi janë produkte të mire njohura të qumështit të fermentuar. Shumë cilësi pozitive u janë atribuar këtyre produkteve. Pronutra Advance është një kombinim unik i këtij procesi të përparuar, i përzierjes së fibrave (GOS / FOS) dhe i lëndëve ushqyese të rëndësishme (psh. Omega 3, vitaminat C dhe D ....).

  10. A është problem të kombinosh produktin e vjetër me të riun?

    Nuk përbën asnjë problem kombinimi i dy produkteve. Është e mundur që zorrët e vogla të bebit tuaj të mësohen me këtë ndryshim. Mundësisht, pasi të keni bërë kalimin në formulën e re, do të ishte e këshillueshme të qëndroni me përbërjen e re. Në rast se keni dyshime ose pyetje specifike, ju lutemi këshillohuni me profesionistin tuaj të shëndetit.

  11. Nuk dua të kaloj tek Aptamil të ri. A është akoma e disponueshme formula e vjetër?

    Formula e mëparshme e Aptamil Pronutra në formë pluhuri gradualisht po ndërpritet. Do të duhen disa javë që formula jonë e re të jetë plotësisht e disponueshme në treg. Është krejtësisht normale që në të ardhmen mund të mos e gjeni më produktin e mëparshëm (për të specifikuar datën tek konsumatori). Për 40 vjet, ne kemi qenë pionierë të kërkimeve rreth qumështit të gjirit për të kuptuar sa më mirë se si ai mbështet sistemin imunitar të foshnjës suaj. Kjo na ka mundësuar të krijojmë qumështin e përmirësuar të Aptamilit, të gjeneratës së re. Është formula e vetme me Pronutra - Advance që ndërthur kombinimin tonë unik të elementëve ushqyes në një proces të përparuar. Ai përmban oligosaharide të qumështit njerëzor (3'GL) që gjenden natyrshëm në qumështin e gjirit. Kjo formulë është përshtatur posaçërisht për të mbështetur sistemin imunitar të foshnjës tuaj falë vitaminave A, C dhe D.

  12. A duhet ta përgatis Aptamilin e ri ndryshe nga metoda normale?

    Ju lutemi merrni parasysh që metoda e përgatitjes ka ndryshuar. Kur përgatisni formulën, ju këshillojmë që menjëherë pas shtimit të pluhurit ne ujë, në temperaturën e rekomanduar në etiketën e ambalazhit, ta tundni minimalisht 10 sekonda, vertikalisht dhe fuqishëm. Është e rëndësishme të përzjeni sasinë e duhur të ujit dhe pluhurit, sipas udhëzimeve të etiketës dhe gjithshtu nuk duhet të rrokulliset. Ndiqni gjithmonë udhëzimet në paketim kur përgatitni formulën.

  13. A do ta tolerojë fëmija im formulën e re?

    Formula tolerohet shumë mirë nga foshnjat, por ndryshimi duhet të bëhet në mënyrën e duhur. Ne ju rekomandojmë një periudhë kalimi gradual kur ndryshoni një formulë, duke shtuar 1 shishe të formulës së re çdo ditë - kjo mund të ndihmojë që foshnja juaj të ketë një tranzicion të lehtë dhe kështu një tolerancë më të mirë, kjo gjithmonë në varësi të secilës foshnjë. Kur keni dyshime në lidhje me ushqyerjen e foshnjës suaj, përfshirë gjithashtu dhe përdorimin e këtij produkti, gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj ose infermierin e konsultorit. Foshnjës suaj mund ti duhet pak kohë për t’u përshtatur me formulën e re, por të jeni të sigurt që çdo ndryshim i vogël në tretje do të jetë vetëm minimal dhe i përkohshëm

  14. A duhet që një foshnjë të mësohet me këtë ndryshim? Foshnja ime aktualisht është me Aptamilin e vjetër. Si mund ta bëj kalimin nga formula e vjetër në formulën e re? / A mund të shfaqet ndonjë vështirësi gjatë kalimit në formulën e re? P.sh. dhimbje abdominale, fryrje, regurgitim /të vjella,…

    Ne nuk presim ndryshime të mëdha. Formula tolerohet shumë mirë nga foshnjat, por kalimi duhet të bëhet në mënyrën e duhur. Ne ju rekomandojmë një periudhë tranzitore kur ndryshoni një formulë duke shtuar 1 shishe të formulës së re çdo ditë -> kjo mund të ndihmojë që foshnja juaj të ketë një tranzicion të lehtë dhe kështu një tolerancë më të mirë, kjo gjithmonë në varësi të secilës foshnjë. Kur keni dyshime në lidhje me ushqyerjen e foshnjës tuaj përfshirë gjithashtu dhe përdorimin e këtij produkti, gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj ose infermierin e konsultorit.

    Foshnjës suaj mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur me formulën e re, por të jeni të sigurt që çdo ndryshim i vogël në tretje do të jetë vetëm minimal dhe i përkohshëm. Kjo formulë është e sigurtë dhe e testuar në studimet tona klinike. Ne aplikojmë standarde shumë të larta dhe të rrepta përsa i përket cilësisë duke siguruar kështu produkte të sigurta edhe për bebat më të ndjeshëm.

  15. Cilën formulë Aptamil duhet të përdor për fëmijën tim?

    Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj ose infermierin e konsultorit, në lidhje me ushqyerjen e foshnjës tuaj, përfshirë përdorimin e këtij produkti

  16. A është ky produkt Hallall?

    Po, ky produkt është Hallall.

  17. Lexoni politikën tonë të privatësisë